Puntoria e tretë për rishikimin e Planit të Veprimit për Sigurimin e Cilësisë

29/01/2018

Në kuadër të projektit Erasmus +, QAinAL, u mbajt puntoria e tretë për rishikimin e Planit të Veprimit për Sigurimin e Cilësisë, më 26 janar 2018.

Gjatë punëtorisë u prezantuan prezantimet e mëposhtme:

• Prezantimi për Zhvillimin e një Plani Veprimi efektiv dhe të qëndrueshëm të SC-së - Pikat që duhet marrë parasysh, nga WUS Kosova

• Prezantimi i draftit të rishikuar të "Planit të Veprimit për SC QAinAL", Universiteti Epoka

• Prezantimi i draftit të rishikuar të " Planit të Veprimit për SC QAinAL ", Universiteti Europian i Tiranës

• Prezantimi i draftit të rishikuar të " Planit të Veprimit për SC QAinAL ", Universiteti Marin Barleti

• Prezantimi i draftit të rishikuar të " Planit të Veprimit për SC QAinAL", Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë

• Prezantimi i draftit të "Planit të Veprimit për SC QAinAL ", Universiteti Polis

Puntoria u mbyll me një sesion përfundimtar mbi Planin e Veprimit të rishikuar. Për më tepër, në takim ishin të pranishëm përfaqësues të WUS Kosova dhe përfaqësues të institucioneve partnere të arsimit të lartë: Universiteti Marin Barleti, Universiteti Epoka, Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë, Universiteti Europian në Tiranë, Universiteti Polis.