Vizita studimore e Agjencisë Shqiptare të Akreditimit, në Salzburg, mbajtur më 4-5 prill 2018

13/04/2018

Në kuadër të projektit QAinAL, i financuar nga Erasmus +, një vizitë studimore e Agjencisë Shqiptare të Akreditimit u mbajt gjatë 4-5 prillit 2018, në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Gjatë vizitës studimore, në ditën e parë, përfaqësuesit shqiptarë u takuan me Z. Wageneder nga Zyra e Sigurimit të Cilësisë, si dhe me Z. Mader nga Qendra e Karrierës. Gjatë ditës, u zhvillua një takim me Prof. Kok nga shkencat politike dhe studentët nga Ballkani Perëndimor që studiojnë në Salzburg.

Gjatë ditës së dytë, pjesëmarrësit u takuan me Z. Posch, nga zyra e sigurimit të cilësisë.Gjatë takimit ata diskutuan rreth praktikave të kontrollit të plagjiaturës në Universitetin e Salzburgut. Takimi i dytë i ditës ishte me znj. Egger, lidhur me dokumentet kërkimore. Pjesëmarrësit gjithashtu kishin një takim në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe në Shkollën e Arsimit me Znj. Greiner dhe Prof. Peter Eckl, lidhur me praktikat e sigurimit të cilësisë.
Për më tepër, të pranishëm në vizitën studimore ishin përfaqësues të Agjencisë Shqiptare të Akreditimit dhe përfaqësues të Universitetit të Salzburgut.