Trajnimi mbi "Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë" i mbajtur në Universitetin e Genov-s më 28-30 Maj, 2018

31/05/2018

Qëllimi i trajnimit në Gjenovë ishte: i) të ofrojë trajnim për profesorët dhe menaxherët e përfshirë në Sigurimin e Cilësisë në Universitetet e Vendeve Partnere; ii) diskutimi i "Planit te Veprimit QAinAL" për tu konsideruar si produkt kryesor i qëndrueshmërisë së projektit dhe iii) të prezantohen përvojat italiane lidhur me çështjet e sigurimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë në mësimdhënie, mësim dhe hulumtim.

Ne ditën e parë, prezantimi i parë u prezentua nga Dhurata Bozo, Udhëheqëse e Agjencisë Shqiptare të Akreditimit rreth "Sistemit te brendshëm të sigurimit të cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë Shqiptar". Claudia De Nadai, UNIGE mbi "Menaxhimin dhe shpërblimin e ruajtjes së burimeve njerëzore, pasoi prezantimin e dytë. Pasdite u dedikua për diskutimin e "Kompetencave të Programit dhe Rezultateve të të Mësuarit", nga Prof. Alfredo Squarzioni, Universiteti i Genovës, Shkolla Politeknike, Profesor Emeritus.

Në ditën e dyte, institucionet vijuese të arsimit të lartë, paraqitën versionin e tyre aktual të Planeve të Veprimit:

- Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri
- Universiteti Marin Barleti, Shqipëri
- Universiteti i Nju Jorkut, Shqipëri
- Universiteti Polis, Shqipëri
Diskutimi u pasua me dhënien e komenteve për versionet aktuale të dokumenteve të tyre. Profesori Alfredo Squarzioni udhëhoqi sesionin. Në seancën e pasdites prezantimet e mëposhtme janë dhënë nga:
- Prof. Agostino Massa, Programet e studimit: Programet e Mësimdhënies, Akreditimi dhe Cilësia
- Cristina Roveda, Bordi i Sigurimit të Cilësisë të UNIGE
- Luca Salviati dhe Emanuela Ghiazza, Vlerësimi dhe SC i mësimdhënies, Bordi i Vlerësimit në procesin AVA

Ne ditën e tretë, prezantimet u përqendruan në fushat e mëposhtme:
- Jean Paul Braghin "H.R. Politikat e Menaxhimit dhe Shpërblimit "
- Monica Penco, Sistemi i rekrutimit të stafit mësimor në Itali
- Maria Picasso, Reforma e Universitetit Italian 1. Qeverisja, Menaxhimi dhe Sigurimi i Cilësisë. 2. Planifikimi dhe kontrolli
- Mario Picasso, Financimi i sistemit universitar italian dhe sistemi "OFF"
- Monica Penco, Ndryshimi i Qeverisjes së Universitetit

Ne sesionin e pasdites u mbajt takimi i konzorciumit. Procesverbalet e konsorciumit të projektit përgatiten veç e veç dhe bashkëngjiten si një shtojcë e procesverbalit të trajnimit.