Zyra e Erasmus+ në Kosovë zhvilloi nje vizitë parandaluese monitorimi të projektit Erasmus + me nr.561520 “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri” më 22 Dhejtor 2016

22/12/2016

Në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të programeve Tempus/Erasmus+, Agjensia Ekzektutive e Arsimit, Audiovizuale dhe e Kulturës(EACEA) është duke zhvilluar një politikë gjithëpërfshirëse të monitorimit në teren. Prandaj, një vizitë monitoruese për projektin Erasmus+ “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri” u zhvillua nga zyra Erasmus+ në Kosovoë në Akademinë Evolucion dhe Kolegjin Pjetër Budi më 22 Dhejtor 2016.

Gjatë vizitës, Zyra e Erasmus+ në Kosovë është takuar me stafin përkatës të Akademisë Evolucion, Kolegjit Pjetër Budi dhe WUS Kosovës që janë të përfshirë në projekt dhe gjithashtu me studentët, të trajnuarit dhe rektorët e dy universiteteve.  Gjithashtu, në fund të ditës, një sesion përmbledhës u mbajt ku disa komente informale u dhanë. Për më tepër , pas vizitës monitoruese, një raport të shkruar me rekomandime do të behët nga EACEA.

Qëllimi i kësaj vizite monitoruese ishte për të mësuar në lidhje me aktivitetet dhe produkteve e zhvilluara deri më tani, si dhe për të vëzhguar nëse projekti ka hasur në ndonjë problem në zbatimin operacional dhe / ose financiar që mund të diskutohet dhe të zgjidhet.