Trajnimi për stafin menaxhues, akademik & administrative dhe për studentët e Institucionet Private të Arsimit të Lartë i mbajtur në Tiranë, Shqipëri

13/02/2017

Në kuadër të projektit të Erasmus + “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri” u mbajt trajnimi tre ditor më 13-15 Shkurt, 2017 në Universitetin Europian në Tiranë, Shqipëri.

Pjesëmarrësit u mirëpritën nga Rektori i Universitetit Europian në Tiranë, Prof. Dr. Tonin Gjuraj I cili dha një fjalim hyrës, dhe nga drejtoresha e zyrës së  Erasmus+, Elona Saraci, e cila poashtu dha një fjalim hyrës.

Në ditën e parë, grupi i synuar ishte stafi menaxhues dhe mësimdhënës. Për më shumë, katër prezentime dhe një sesion diskutimi u mbajtën. Prezentimet e mbajtura ishin në temat si vijojnë:

  • Prezentimi I zhvillimit të Udhëzuesit dhe pyetësorët shabllon për  vlerësimin e hulumtimeve në kuadër të projektit, I cili u prezentua nga Prof. Dr. Peter Eckl nga Universiteti Paris Lodron i Salzburgut.
  • Prezentimi i rezultateve të të anketës dhe sesioneve për dhënien e ideve të kryera me Institucionet private të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe Kosovë, i cili u prezentua nga Luljeta Aliu nga WUS Kosova.
  • Lidhja e zhvillimit të kurrikulave me Kornizat Kombëtare të Kualifikimeve - Përvojat nga Rumania u prezentua nga, Prof. Dr. Mariana Mocanu nga Universiteti Politeknik i Bukureshtit.
  • Rritja e sigurimit të cilësisë: Dizajnimi i programit, shpërndarja dhe monitorimin, I cili u prezentua nga Prof. Dr. Agostino Massa nga Universiteti i Gjenovës.

Sesioni i diskutimit u mbajt me temën “Zhvillimi dhe implementimi i mjeteve (udhëzuesit dhe pyetsorët e zhvilluar në kuadër të projektit) për vlerësimin e hulumtimeve në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, I cili u moderua nga Prof. Dr. Peter Eckl dhe Prof. Dr. Mariana Mocanu.

Në ditën e dytë, grupi i synuar ishtë stafi administrative, dhe për më shumë nëntë prezentime u  mbajtën në temat si vijojnë:

  • Roli i stafit administrative në sigurimin e cilësisë të brendshëm – Eksperiencat e Universitetit Paris Lodron të Salzburgut, që u prezentua nga Prof. Dr. Peter Eckl.
  • Roli i stafit administrative në sigurimin e cilësisë së brendshme – Eksperiencat e Universitetit të Gjenovës, që u prezentua nga Prof. Dr. Agostino Massa.
  • Roli i stafit administrative në sigurimin e cilësisë së brendshme – Eksperiencat e Universitetit Politeknik të Bukureshtit, që u prezentua nga Prof. Dr. Mariana Mocanu.
  • Pjesëmarrja e stafit administrative në sigurimin e cilësisë së brendshme dhe proceset e akreditimit në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë, që u prezentuan nga përfaqësuesit e secilit institucion:
    - Turgut Ozal Education JSC-Universiteti Epoka, Shqipëri
    - Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri
    - Universiteti Marin Barleti, Shqipëri
    - Universiteti i Nju Jorkut, Shqipëri
    - Universiteti Polis, Shqipëri  
    - Kolegji Pjeter Budi, Kosovë

Pas prezentimeve u mbajt një puntori me temën “Cka mund të përmisohet për të rritur rolin e stafit administrative në proceset e Sigurimit të Cilësisë?”, i cili u udhëhoq nga Prof. Dr. Agostino Massa.

Në ditën e tretë, grupi i synuar ishin studentët. Për më shumë, një puntori dhe tetë prezentime u mbajtën në temat si vijojnë:

  • Pjesëmarrja e studentëve dhe angazhimi i tyre në procedurat e brendshme të sigurimit të cilësisë dhe komentet e tyre, i cili u prezentua nga Prof. Dr. Mariana Mocanu.
  • Roli i Unionit Nacional të Studentëve në ngritjen e pjesëmarrësve të studentëve në proceset e sigurimit të cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë – rast studimi projekti TEMPUS, SIHEKSU nr. 544357, i prezentuar nga Luljeta Aliu nga WUS Kosova.
  • Nga të mësuarit me qendër mësimdhënësit në të mësuarit ne qendër studenti, prezentuar nga Luljeta Aliu nga WUS Kosova
  • Eksperiencat e Institucioneve Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe Kosovë në përfshirjen e studentëve në proceset e Sigurimit të Cilësisë, prezentuar  nga të gjithë përfaqësuesit e cdo institucioni:
    - Turgut Ozal Education JSC-Universiteti Epoka,Shqipëri, prezentuar nga Loren Senja
    - Universiteti Europian i Tiranës, Shqipëri, prezentuar nga Megi Ruka
    - Universiteti i Nju Jorkut, Shqipëri, Prezentuar nga Pranvera Guxho
    - Universiteti Polis, Shqipëri, prezentuar nga Dea Buza
    - Kolegji Pjeter Budi, Kosovë, prezentuar nga Evliana Berani
  • Gjithashtu, pas prezentimeve u mbajt një sesion përmbyllës me rekomandime dhe përmbledhje.
    Për më shume, pas trajnimit, u mbajtën takimi i bordit të menaxhmentit të projektit dhe bordit të cilësisë të projektit, me anëtarët e bordeve.