U mbajt tryezë e rrumbullakët diskutimesh në Tiranë, Shqipëri më 23-24 Mars, 2017

23/03/2017

Në kuadër të projektit të Erasmus + "“Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri", një Tryezë e rrumbullakët diskutimesh u mbajt më 23-24 mars 2017 në Tiranë, Shqipëri.

Pjesëmarrësit u pritën nga Rektori i Universitetit Marin Barleti, Prof. Dr. Marenglen Spiro i cili gjithashtu dha një fjalim mikpritës, gjithashtu dhe Prof. Dr. Peter Eckl  gjithashtu mbajti një fjalë përshëndetës.

Qëllimi i Tryezës së Rrumbullakët ishte për të diskutuar me të gjithë institucion i arsimit të lartë privat partner dhe aktorëve të jashtëm gjendjen aktuale lidhur me sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm te cilesise, sfidat dhe perspektivat në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Grupi i synuar për ditën e parë ishin aktorët e jashtëm dhe në ditën e dytë ishin Institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri. Për më tepër gjatë këtyre dy ditëve, u mbajtën shtatë prezantime dhe pesë seanca diskutimi. Prezantimet e mbajtura ishin mbi temat e mëposhtme:

  • Reforma e Universitetit italian: Planifikimi dhe kontrolli - Universiteti i Genovas, Itali
  • Reforma e Universitetit italian: Qeverisja, Menaxhimi dhe Sigurimi i Cilësisë - Universiteti i Genovas, Itali
  • Procesi i Vlerësimit të Jashtëm në Universitetin POLIS - Universiteti POLIS
  • Trupa studentore për të mbështetur dhe për të përmirësuar proceset e Sigurimit të Cilësisë - Universiteti i Nju Jork-ut në Tiranë
  • Procesi i jashtëm i vlerësimit Praktikat më të mira - UET - Universiteti Europian në Tiranë
  • Procesi i jashtëm i vlerësimit Praktikat më të mira - UMB - Universiteti Marin Barleti në Tiranë
  • Prezantimi nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të Shqipërisë

 

Për më tepër seancat e diskutimeve ishin në temat e mëposhtme:

  • Rëndësia dhe sfidat e sigurimit të cilësisë dhe procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri
  • Roli në rritje i studentëve në formimin e sistemit të përgjithshëm të arsimit të lartë
  • Roli dhe sfidat e unionit të studentëve për të mbështetur dhe për të përmirësuar proceset e brendshme të sigurimit të cilësisë
  • Sfidat dhe perspektivat e IALP në Shqipëri
  • Sfidat dhe problemet me të cilat përballen si rezultat i procesit të vlerësimit të jashtëm

 

Përveç kësaj, në këtë ngjarje, pjesëmarrës nga vendet e BE-së ishin nga Universiteti Paris Lodron i Salzburgut, Austri; Universiteti i Genova-s, Itali;  dhe Universiteti Politeknik i Bukureshtit, Rumani. Sa i përket  pjesëmarrësve nga Shqipëria pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë;  Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të Shqipërisë; Universiteti Marin Barleti, Universiteti Epoka; Universiteti Europian në Tiranë; Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë dhe Universiteti Polis. Gjithashtu nga Kosova ishin përfaqësues nga WUS Kosova.