Takim i konzorciumit dhe tryezë e rrumbullakët në Universitetin New York Tirana

13/06/2017

Tiranë, Shqipëri. Më 29 dhe 30 maj, 2017, një takim i konzorciumit dhe një tryezë e rrumbullakët janë mbajtur në Universitetin e New York Tiranës, ne kuader te projektit të ERASMUS+ “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri”. Gjatë takimit të konzorciumit, i cili është mbajtur më 29 maj, janë diskutuar shumë çështje lidhur me qëndrueshmërinë e projektit. Tryeza e rrumbullakët është mbajtur më 30 maj, 2017. Tema kryesore e tryezës së rrumbullakët ishte roli i pjesëmarrjes së studentëve në vendimmarrje. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të Agjencisë Shqiptare të Akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, dhe perfaqësues të institucioneve tjera të arsimit të lartë ishin pjesë e diskutimit. Diskutimi është ndarë në dy pjesë, dhe perfaqësuesit ndërkombëtar të Erasmus+ patën mundesinë të marrin pjesë në përvjetorin e 15-të të programeve master të UNYT. Për më shumë, në këtë takim morrën pjesë institucionet partnere ne vijim: Universiteti Paris-Lodron i Salzburgut, Universiteti New York i Tiranës, Universiteti Epoka, Universiteti Polis, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Marin Barleti, WUS Kosova dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë.