Vizita studimore dhe puntoria e mbajtur në universitetin e Genoas me 11-13 Korrik, 2017

20/07/2017

Një tryezë e rrumbullakët është mbajtur në universitetin e Genoas me 11-13 korrik, 2017, në kuadër të projektit Erasmus+ “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri”. Tema e tryezës së rrumbullakët ishte “Planet e veprimit në Sigurimin e Cilësisë për institucionet”. Gjatë tryezës së rrumbullakët, pjesëmarrësit diskutuan SWOT analizat e bëra nga institucionet partnere shqiptare, si dhe planet e veprimit për Sigurimin e Cilësisë, bazuar në modelet Europiane dhe Italiane. Vizita është hapur nga profesori Agostino Massa, i cili i dërgoi pjesëmarrësit te objektet e universitetit, ku ata patën mundësi të shohin nga afër teknologjitë e përdorura nga institucioni italian. Ata gjithashtu vizituan Shkollën e Shkencave Sociale të Universitetit të Genoas Gjatë tri ditëve të vizitës u mbajtën shumë prezentime për SWOT analizat dhe planin e veprimit për Sigurimin e Cilësisë për institucionet. Për të përmbyllur vizitën studimore, profesori Peter Eckl, koordinator i projektit, organizoi një sesion përmbledhës dhe reflektues. Për më shumë, në këtë ngjarje morrën pjesë përfaqësuesit e institucioneve në vijim: Universiteti Politeknik i Bukureshtit, Universiteti Paris-Lodron i Salzburgut, Agjencia Publike Shqiptare e Akreditimit, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Epoka, Universiteti New York i Tiranes, Universiteti Polis, Universiteti Marin Barleti, Ministria e Arsimit dhe Sporteve e Shqipërisë dhe WUS Kosova.