Puntoria e dytë për sigurimin e cilësisë e organizuar në Universitetin Polis në Tiranë

04/12/2017

Në kuadër të projektit QainAL, më 1 dhjetor 2017, Universiteti POLIS, organizoi puntorin e dytë për sigurimin e cilësisë dhe diplomave të përbashkëta.

Këtë rradhë takimi u zhvillua në dy sesione, ku fillimisht Universiteti POLIS, ndau eksperiencën e tij disa vjeçare në lidhje më organizimin dhe ofrimin e programeve të përbashkëta. Në këtë kontekst, Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit, Dr. Ledian Bregasi, bazuar në eksperiencën e tij si koordinator i programit të përbashkët “Doktoraturë” ndërmjet Universitetit POLIS dhe Universitetit Ferrara bëri një përshkrim kronologjik, të hapjes, menaxhimit, sfidave por dhe arritjeve që përballet një insitucion në rastet e ofrimit të programeve të kësaj kategorie.  Në sesionin e dytë pati një bashkëbisedim, shkëmbim idesh dhe eksperiencash midis përfaqësuesve të partnerëve të projektit. Për më shumë, pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Universiteti Polis, Universiteti Epoka, Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë.