Puntoria e gjashtë për Shërbimet mbështetëse për studentët u mbajt më 4 Maj 2018

07/05/2018

Në kuadër të projektit të Erasmus +, QAinAL, më 4 Maj 2018, u mbajt puntoria e gjashtë mbi "Shërbimet për Mbështetje të Studentëve" në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Gjatë punëtorisë u prezantuan prezantimet e mëposhtme:

"Shërbimet për përkrahjen e studentëve - fokusi në karrierën dhe këshillimin akademik", Prezantimi nga WUS Kosova
"Shërbimet për Mbështetje të Studentëve", Prezantim nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë
"Shërbimet për Mbështetje të Studentëve", Prezantim nga Universiteti EPOKA
"Shërbimet për përkrahjen e studentëve", Prezantim nga Universiteti POLIS
Diskutimet u përqëndruan në sfidat kryesore me të cilat përballen institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, përkatësisht të fokusuara në shërbimet për mbështetjen e studentëve, në panaire të karrierës, në këshillime akademike, në qendrën e shkrimit, kryetarin e studentëve dhe në ribashkimet vjetore të ish-studentëve

Prezent në puntori ishin përfaqësues nga institucionet partnere te arsimit të lartë në Shqipëri: Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë, Universiteti Epoka; Universiteti UET; Universiteti Polis, si dhe WUS i Kosova.

Punëtoria u ndoq gjithashtu nga stafi akademik dhe administrativ i UNYT si dhe nga studentët.