Projekti

Përshkrimi i projektit

Qëllimi i gjerë i projektit është të krijojë dhe të mbështesë proceset për sigurimin e cilësisë dhe mekanizmat për të siguruar menaxhment efektiv dhe për të përmirësuar mësimdhënien dhe të nxënit në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri. Projekti synon të mbështesë institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri për të arritur prioritetet e dy dokumenteve kryesore: "Rritja e ndikimit të Zhvillimit të BE-së: një Agjendën për Ndryshim" dhe "Arsimin e Lartë Europian në Botë". Projekti i drejtohet, prioritetit kombëtar për Projektin e Përbashkët, proceset e sigurimit të cilësisë dhe mekanizmave, nën kategorinë C - përmirësimin e menaxhimit dhe funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë.

 

Objektivat e projektit

Të krijoj / mbështet strukturat e sigurimit të cilësisë / zyrat në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri; Të siguroj ngritjen e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë; Të siguroj trajnime për hartimin e programit të studimit në bazë të nevojave të tregut të punës; Të hartoj planet e veprimit mbështetës për proceset e sigurimit të cilësisë dhe përmisimin në mësimdhënie, mësimnxënie dhe administrim; Të modernizoj infrastrukturën e Zyrës së Sigurimit të Cilësisë; Të zhvilloj udhëzimet për sigurimin e cilësisë.

 

Fakte rreth projektit

Emri i projektit:“Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri”

Numri i projektit: 561510-EPP-1-2015-1-AT-EPPKA2-CBHE-JP;

Akronimi i projektit: QAinAL;

Kohëzgjatja e projektit: 15/10/2015 – 14/10/2018