Përshkrimi

Qëllimi i gjerë i projektit është të krijojë dhe të mbështesë proceset për sigurimin e cilësisë dhe mekanizmat për të siguruar menaxhment efektiv dhe për të përmirësuar mësimdhënien dhe të nxënit në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri. Projekti synon të mbështesë institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri për të arritur prioritetet e dy dokumenteve kryesore: "Rritja e ndikimit të Zhvillimit të BE-së: një Agjendën për Ndryshim" dhe "Arsimin e Lartë Europian në Botë". Projekti i drejtohet, prioritetit kombëtar për Projektin e Përbashkët, proceset e sigurimit të cilësisë dhe mekanizmave, nën kategorinë C - përmirësimin e menaxhimit dhe funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë.